Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Fejzullahu – Sabriu nuk i njeh këngët e mia!

Ermal Fejzullahu – Sabriu nuk i njeh këngët e mia!
April 08
21:42 2016

Në mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin “Oktapod” në televizionin Vizion Plus për të promovuar këngën e tij të re “Mi amore” në bashkëpunim me Kidën, këngëtari Ermal Fejzullahu ndër të tjera ka folur edhe për jetën private dhe për marrëdhënien e tij me babain!

Kur u pyet nëse i kishte kënduar ndonjëherë këngët e babait, ai u shpreh se kjo gjë kishte ndodhur dhe se i pëlqente. Por, sipas tij një gjë të tillë Sabri Fejzullahu nuk e kishte bërë kurrë! Madje, Ermali shtoi më tej se nuk ishte i sigurt nëse babai i njihte këngët e tij, babtutë kjo e cila shkaktoi të qeshura në sallë!

Më tej, ai rrëfen se ngjitja në skenë krah të atit nuk i pëlqen shumë, për shkak se i duket si në takimet me prindër që bënte dikur në shkollë!

Nuk u kursye aspak këngëtari nga Kosova të fliste edhe për familjen e tij të shumtë në numër, kur pyetjes se edhe sa fëmijë kishte ndërmend të bënte veç 3 të parëve, iu përgjigj: “Sa të ketë thënë Zoti!”

Komento