Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Fejzullahu: Nuk dua që vajza ime të bëhet këngëtare

Ermal Fejzullahu: Nuk dua që vajza ime të bëhet këngëtare
November 26
21:15 2016

Ermal Fejzullahu ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “Thumb”, në rubrikën e intervistës, me dy gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. Ditët e fundit, këngëtari i njohur ka postuar klipin e ri me titull “Ai nuk ka me t’dasht si unë”, duke ardhur edhe njëherë me stilin e  viteve të para të karrierës. Përveçse për muzikën, këngëtari ka folur edhe për rolin e tij si prind dhe marrëdhënien me fëmijët. Gazetaret e kanë pyetur nëse njëri prej tyre e ka trashëguar talentin e tij. Fejzullahu ka treguar se vajza e tij  e madhe është shumë e talentuar, madje u ka treguar edhe një këngë të cilën ajo ka interpretuar.

“Vajza e madhe ka shumë prirje për muzikë. Është shumë e talentuar, edhe pse është 5 vjeçe”,- është shprehur ai teksa ka treguar një regjistrim ku vajza e tij këndonte “Faded”.

Por duket se Ermalit nuk i pëlqen shumë që e bija të bëhet këngëtare në të ardhmen.

“S’kam pasur qejf asnjëherë që të bëhet këngëtare vajza. Por ajo është shumë e talentuar”,- ka shtuar këngëtari./Blitz.al/

Komento
Shperndaje