Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ermal Fejzullahu ka një deklaratë të fortë kundër shtetit kosovar: “Është me të vërtetë turp!”

Ermal Fejzullahu ka një deklaratë të fortë kundër shtetit kosovar: “Është me të vërtetë turp!”
October 25
09:38 2016

Këngëtari Ermal Fejzullahu ka habitur ndjekësit në Instagram teksa, ndryshe nga herët e tjera që ka publikuar fotografi nga koncerte apo nga momente që ndan me familjarët e tij, këtë herë ka postuar një deklaratë shpërthyese kundër shtetit kosovar, që  ka dënuar disa prej pjesëtarëve të UÇK-së.

“Është me të vërtetë turp i madh të dënohen njerëzit që kontribuuan për këtë vend në ditët kur kishte nevojë ky vend për këta trima. Nuk e di a ka vend në botë që dënon njerëzit që mbrojtën atdheun e tyre? Të gjithë e dimë se shkau ka bo gjenocid në këtë vend dhe dihen kriminelët serb me emra që kanë bo krim dhe masakër në popullin shqiptar dhe askush nuk u mor me ta. Gjithmonë të jemi përkrahës të çlirimtarëve dhe asnjëherë të mos harrojmë luftën dhe idealin e shenjtë të UÇK-së…”, – ka qenë fjala e plotë e këngëtarit.

ermall

Ndërkohë, kanë nisur edhe ndjekësit të shprehin mendimin e tyre pro ose kundër atij të Ermalit. /Blitz.al/

Shperndaje