Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erion Veliaj rrëfen në “Thumb” se kur do të bëhet baba

Erion Veliaj rrëfen në “Thumb” se kur do të bëhet baba
August 13
20:49 2016

Emisioni “Thumb” i gazetareve Aulona Musta  dhe Fatma Haxhialiu është rikthyer në një tjetër formë, tashmë në një kanal televiziv, në Top Channel, dhe do na shoqërojë çdo të shtunë në orën 20:05.

Sonte është transmetuar puntata e parë e  “Thumb” dhe pjesë e intervistës ekskluzive ka qenë një nga personazhet më të diskutuar aktualisht në kryeqytet. Bëhet fjalë për kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili, në një intervistë ndryshe nga sa jeni mësuar të shihni, ka rrëfyer mes batutash eksperiencën e një viti në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Megjithatë, politika nuk ka qenë tema kryesore e kësaj interviste. Fatma dhe Aulona janë përqendruar gjithashtu në jetën e Erionit si bashkëshort dhe si familjar. Gazetaret e kanë pyetur se tani që ai dhe Ajola  e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë, kur mendojnë të bëhen me fëmijë.  Erioni nuk ka nguruar të përgjigjet se kjo do të ndodhë  shumë shpejt. Ai ka theksuar se bashkë me Ajolën do të donin shumë ta shijonin prindërimin dhe ndaj janë duke pritur momentin e duhur./Blitz.al/

Komento