Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erion Veliaj poston një urim të veçantë për ‘të bukurën e tij’

Erion Veliaj poston një urim të veçantë për ‘të bukurën e tij’
July 16
10:23 2016

Kryebashkiaku Veliaj prej kohësh nuk komentohet vetëm për aktivitetin e tij politik, por edhe për marrëdhënien e bukur që ka me të dashurën e tij të zemrës, me të cilën dhe u martua përpara dy vitesh, juristen Ajola Xoxa.

Sot Ajola ka ditën e saj të lindjes, ndaj kjo ditë ka veçanti edhe për Veliaj-n. Ai shpesh poston fotografi nga momente që ndan me Ajolën në rrjete sociale por sot ndryshe nga herët e tjera e ka shoqëruar edhe me një diçiturë të personalizuar. “My beautfiul birthday girl”(E bukura ime që ka ditëlindjen) – ka shkruar Kryebashkiaku në Instagram ndërkohë që në fotografi çifti duken mjaft të lumtur. Ai nuk është mjaftuar me këtë postim dhe ka ndarë një tjetër foto në Facebook ku çifti janë të veshur me uniformën kuqezi. “Ajola, dashuria ime bukur! Mezi i pres edhe 100 ditëlindjet e tua të tjera – tifozi yt më i madh!”

Ndërkohë edhe ndjekësit e Veliaj-t në Instagram dhe Facebook kanë uruar Ajolën për ditëlindje duke theksuar se ata janë një çift vërtet simpatik dhe dhurojnë energji pozitive.

 

Erion Veliaj - Instagram

 

Komento
Shperndaje