Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erion Veliaj me ‘economy class’ në avion, ndërsa Ermal Mamaqi është gjithmonë në vendin e duhur!

Erion Veliaj me ‘economy class’ në avion, ndërsa Ermal Mamaqi është gjithmonë në vendin e duhur!
October 19
17:01 2017

Duket se Ermal Mamaqi është gjithmonë në vendin e duhur për të bërë ndonjë ‘selfie’ që bën xhiron e rrjetit. Ashtu ka bërë edhe sot teksa është ulur në vendin e tij në avion, ku rastësisht ka vënë re se ngjitur ka Kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili kishte zgjedhur ‘economy class’ për të udhëtuar.

“Kur të bie sedilja ngjitur me Kryetarin. ‘Business Class’ ta shpif prandaj më sollën këtu tek radha 23 me Erion Veliajn”, – ka shkruajtur Mamaqi përbri fotos së tyre.

Kryetari i Bashkisë udhëton si të gjithë, një gjest ky që me shumë mundësi ka impresionuar jo pak edhe pasagjerët e tjerë të cilët kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin avion. /Blitz.al/

Shperndaje