Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erion Isai zyrtarisht kandidat për bashkinë e Kolonjës!

Erion Isai zyrtarisht kandidat për bashkinë e Kolonjës!
May 11
10:58 2019

Pak ditë më parë në media është përfolur se aktori i njohur Erion Isai do të kandidonte për kryetar bashkie në Kolonjë. Në një intervistë ai është shprehur se kandidimin e shihte si një mënyrë për të kontribuar në qytetin ku ka kaluar 15 vite të jetës së tij.

Por tashmë duket se çdo gjë është zyrtarizuar. Pak më parë ka dalë lista për 61 kbashkitë dhe kandidatët përkatës, ku në kantidaturën për Kolonjën është vendosur emri i Erion Isait.

Përveç se e kemi parë si aktor humori në Portokalli dhe së fundmi në BE Caffe në “E diela shqiptare” prej afro një viti Erioni është vendosur Drejtor i Qëndrës Kombëtare për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave.

Tashmë duket se një rrugë e re, po nis për aktorin e njohur dhe ne i urojmë suksese!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje