Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erion Isai zë vendin e Monika Lubonjës, emërohet Drejtor i Teatrit të Kukullave

Erion Isai zë vendin e Monika Lubonjës, emërohet Drejtor i Teatrit të Kukullave
April 30
15:34 2018

Lajmi se Monika Lubonja, Drejtoresha e deritanishme e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave do të largohej nga ky post u bë i ditur para disa ditësh. Në faqen e Ministrisë së Kulturës u publikua një njoftim që tregonte se vendi i Drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijës ishte vakant.

Por duket se më në fund ky drejtor është zgjedhur. Sipas NewsBomb në vend të monika Lubonjës është emëruar Erion Isai.

Aktori i njohur ka qenë prej vitesh pjesë e trupës së Portokalli-së dhe aktiv si regjisor me disa projekte në teatër.

Së fundmi Teatri Kombëtar i Kukullave është vënë nën hetim nga Prokuroria pasi në media u publikuan disa raste të shitjes së repertorit të shfaqjes së Teatrit te Kukullave për aktivitete private./Blitz.al/

Komento
Shperndaje