Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erik Lloshi u shpreh se nuk i bën përshtypje prezenca e ish të dashurës, reagon kjo e fundit!

Erik Lloshi u shpreh se nuk i bën përshtypje prezenca e ish të dashurës, reagon kjo e fundit!
April 16
10:15 2018

Këtë të shtunë Erik Lloshi ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” në Abc News. Ai ka folur për herë të parë për fejesën e tij si dhe ka rrëfyer se nuk do ti bënte përshtypje nëse do të shihte ish të dashurën e tij në clubin ku performonte.

Por pas kësaj deklarata, ka qenë pikërisht ish e dashura, Jola Progri e cila ka reaguar nëpërmjet një postimi në Insta Story. Ajo ka qenë në makinë dhe në sfond dëgjohet kënga “Fund” e Majkit.

“Gjithçka që me ty e ndërtova, e prisha vet unë fund i dhash. Gabova, e kuptova që tepër von o tash”- ka qenë kjo fraza që këndonte Jola, e cila na bën të aludojmë se jo vetëm ka qenë ajo shkaktare e ndarjes por tashmë është bërë edhe pishman.

Gjithësesi nuk i dihet nëse do të ketë diçka tjetër nga ajo apo thjesht e ka lënë me kaq…/Blitz.al/

Komento
Shperndaje