Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erik Fullani “tallet” me lotët e Ledrit

Erik Fullani “tallet” me lotët e  Ledrit
November 21
12:20 2016

Erik Fullani ka shpërndarë para disa minutash në Snapchat një pjesë nga intervista që reperi Ledri Vula ka zhvilluar në emisionin “Thumb” me dy gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. Gjatë intervistës, gazetaret e kanë pyetur reperin rreth ndarjes së tij nga Adela Sallaku dhe për deklaratën e dhënë në “Top Show”, prej së cilës shumë media shpërthyen në lajme duke shkruar se Ledri ishte përlotur.

Reperi ka rrëfyer se ai nuk ka qarë gjatë emisionit, madje nuk qan kurrë. Por kjo përgjigje e ka bërë Erik Fullanin të qeshë ose të “tallet” me shaka me fjalët që reperi ka shprehur, duke qenë se në dialektin verior dhe atë të Kosovës zakonisht shkronja “q” shqiptohet “ç”.

“Ledri s’ka ça kurrë… nuk çan”,- shkruan Eriku bashkangjitur videos në Snapchat.

Fullani njihet për njohjet me reperat dhe Ledri është një nga miqtë e tij./Blitz.al/

eriku

Komento
Shperndaje