Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erik Fullani ia bën të qartë ndjekësve dhe gjithë botës: “E kam nder gjithë jetën të jem djali Ardian Fullanit”

Erik Fullani ia bën të qartë ndjekësve dhe gjithë botës: “E kam nder gjithë jetën të jem djali Ardian Fullanit”
January 15
17:12 2018

Sot ish guvernatori Ardian Fullani feston ditëlindjen dhe siç e prisnim, ka ardhur një urim publik edhe nga djali i tij, Erik Fullani i cili sa vjen e bëhet më i njohur për publikun shqiptar duke qenë se i rriten ndjekësit në rrjete sociale çdo ditë e më shumë. Eriku numëroj rreth 90 mijë ndjekës në Instagram dhe ka vendosur që t’ju rrëfejë atyre gjithçka ndjen për raportin me të atin në këtë ditë të veçantë për të.

Përbri një fotoje të Ardian Fullanit, Eriku shkruan: “Kam lindur me fatin më të madh nëbotë që jam çuni jot. Do ta kem për nder gjithë jetën që të jem djali i Ardian Fullanit. Çdo ditë e shpenzoj duke u munduar të të bëj krenar bab. Të bëhem si ty bab, një shok i mirë si ty, një njeri i drejtë si ty, me besim të madh në Zot si ty, një burrë me familjen si ty, mirënjohës si ty, trim e sedërli si ty. Të ruaj mbirmin dhe traditat e shtëpisë sonë të madhe siç bënë të parët tanë. Gëzuar ditëlindjen!” – ka përfunduar ai.

Sigurisht kanë marrë shkasë nga ky rast edhe një pjesë e mirë e miqve të tij virtualë për t’i uruar të atin Erikut. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje