Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Erik Fullani është djalë me fat: Surpriza e së dashurës për ditëlindjen e tij është gjithçka që çdokush do të donte!

Erik Fullani është djalë me fat: Surpriza e së dashurës për ditëlindjen e tij është gjithçka që çdokush do të donte!
December 13
10:46 2017

Erik Fullani, që tashmë është një nga djemtë më të njohur në rrjete sociale dhe është kthyer në bloger, ka festuar dje ditën e lindjes.

Ndonëse Eriku nuk ka postuar shumë nga dita e djeshme për të na treguar detaje, ai nuk ka kursyer surprizën që i ka bërë e dashura, me të cilën ka prej disa muajsh tashmë. Megjithatë, edhe pse kanë një kohë relativisht të gjatë bashkë, Eriku nuk ka dashur ta zbulojë identitetin e partneres së tij.

Por vajza që i ka marrë zemrën sigurisht që është speciale dhe këtë e ka treguar me surprizën që i ka bërë mbrëmjen e djeshme. Një krevat i mbuluar me petale lulesh e tullumbace që shkruajnë: “Edhe 100 beb”.

Më pas çifti kanë përdorur edhe vaskën së bashku, të paktën me sa kuptojmë nga postimet e Erikut.

Epo, ky po që është djalë me fat! /Blitz.al/

 

Shperndaje