Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Erdha nga debulesa për ty”, deklarata publike që e sikletosi dhe skuqi Eni Çobanin

“Erdha nga debulesa për ty”, deklarata publike që e sikletosi dhe skuqi Eni Çobanin
September 25
09:11 2017

Të qenit personazh i njohur për ekranin nënkupton jo vetëm famë por edhe pëlqyeshmëri (ose e kundërta) të lartë nga publiku. Kemi parë shpeshherë, sidomos në showbiz-in e huaj, që fansat bëjnë gjithçka për të takuar qoftë edhe një herë idhullin e tyre apo të jenë prezent në njërin nga koncertet e këngëtarit të preferuar.

Pothuajse e njëta situatë ka ndodhur ditën e djeshme në “E Diela Shqiptare” në rubrikën “Shihemi në gjyq”, ku zonja Eni Çobani, juristja e njohur e cila drejton seancat e ndërmjetësimit është vënë paksa në siklet.

Në emision është trajtuar një ngjarje me të vërtetë e rëndë, historia e Eglantinës dhe Nikut, dy miq të cilët rrëfyen pak nga historia e tyre e dhimbshme. Eglantina ka treguar historinë e saj rrënqethëse se si e kanë rrëmbyer kur ishte fare e re në moshë me qëllim që t’i trafikonin organet, dhunën në familje para kësaj drame dhe se si ende kërkon vajzën e saj.


Në fillim të seancës së ndërmjetësimit Niku, ndërkohë që të gjithë prisnin që të fillonte replikat me personin që e kishte thirrur mbi çështjen, ka shfaqur një debulesë të veçantë për zonjën Eni.
Eni ka shumë adhurues në të gjithë vendin falë popullaritetit të madh që ka fituar nga paraqitjet e mrekullueshme në “Shihemi në Gjyq”, por duket se edhe ajo është zënë e papërgatitur nga deklarata e Nikut.
Ndiqni në vijim bisedën e zhvilluar:

Eglantina: E kam prurë Nikun. Nikun e kam shok, mik.

Niku: Të lutem shumë unë nuk jam shoku yt, rrugët tona janë ndarë kohë më përpara, nuk mund të mbaj përgjegjësi për çdo gjë që ti thua… Unë nuk jam Zoti në këtë vend që të mbroj ty në çdo kohë, të lutem shumë, për këtë pjesë nuk mund të duroj më.

E.Çobani: Pra ju shqetëson fakti se ajo ju thërret shok Niku?

Niku: Më shqetëson fakti se ajo ka shumë besim tek unë, dhe unë nuk mund t’ia shpërblej dot atë gjë.

E.Çobani: Megjithatë ju një hap të besimit tuaj e bëtë, se erdhët sot në këtë studio.

Niku: Unë këtu në këtë studio jam më shumë nga debulesa që kam për ty, dhe domethënë nga kjo unë jam këtu në këtë studio.

E.Çobani: Unë të falënderoj për respektin. Unë po e dëgjoj për herë të parë dhe të them të drejtën jam pak e shokuar. Por, ideja është që Niku, dashuritë që mund të keni kundrejt figurave të ndryshme mediatike… besoj që nuk do të jetë vetëm kjo arsyeja që ju erdhët, se mua mund të më takonit edhe në një vend apo në zyrën time, nuk ka asnjë problem, por kemi ardhur sot për Englantinën, dhe do të doja ta dëgjonim sot atë me vëmendje. U skuqa një çikë unë nga kjo deklarata e Nikut
A. Gjebrea: Unë u bëra pak xheloz të them të vërtetën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje