Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Era Rusi rrëfen tradhëtinë: “E kam rrahur një ish-të dashur se e meritonte”

Era Rusi rrëfen tradhëtinë: “E kam rrahur një ish-të dashur se e meritonte”
December 16
18:40 2017

Këtë të shtunë në emisionin “Thumb” e ftuar në studio ka qenë këngëtarja Era Rusi. Për karrierën e saj dimë të themi shumë, ndërsa për jetën personale Era ka qenë disi më e rezervuar, deri tani. Në një bashkëbisedim me Aulona Mustën dhe Fatma Haxhialiun, Era ka treguar se në lidhje me meshkujt ajo nuk është në përgjithësi natyrë xheloze por bëhet e tillë nëse ka shkak. Këngëtarja madje ka treguar një shembull konkret të një momenti kur është bërë vërtetë xheloze.

“Më kanë bërë me shumë shkas xheloze, i kam bezdi xhelozitë idiote.

Isha në një ambjent por personi që kisha përballë ishte fiksuar me diçka mbrapa.” Çfarë sheh?”,- i thashë, “Asgjë”, tha. “Po shkoj në tualet.”

Shoh orën, unë mendova mos e ka zënë prostata këtë, u tremba. Unë nuk shkova vetë por çova një shokun tim. Ai më tha se nuk ishte në tualet. Çohem unë por nga mbrapa meje më herët ishte një gocë. Tani mungonte dhe ajo goca tek tavolina. Unë shkoj në banjo të shoh vetë kur më thonë që ky djali kishte ardhur në tavolinë. Si përfundim u betua që kishte dalë jashtë të blinte cigare. “rrëfen Era duke mos preferuar të tregojë më shumë seç ndodhi me këtë djalë. Megjithatë e pyetur nga Fatma nëse ka rrahur ndojë djalë Era e ka pranuar:

“E kam rrahur një ish-të dashur se e meritonte.”,-është shprehur këngëtarja. Kushdo që lidhet me Erën ta marrë këtë gjë parasyshe, Era nuk e toleron aspak tradhëtinë!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje