Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Era Rusi: Në klipe këndojnë të gjithë bukur, por “live”…

Era Rusi: Në klipe këndojnë të gjithë bukur, por “live”…
November 05
22:09 2016

Këngëtarja Era Rusi ka qenë një ndër të intervistuarat e emisionit “Thumb” të gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, lidhur me debatin në distancë të ditëve të fundit mes Marsela Çibukajt dhe Samanta Karavellës. A ka vërtet një ndarje në këngëtare klipesh dhe këngëtare “live”-i?

Era ka dhënë mendimin e saj. Fillimisht ajo është shprehur se muzika ka vend për të gjithë dhe se është e rëndësishme të bëhet muzikë e mirë. Më pas ka shtuar:

“Këngëtarët e “live”-it e kanë rrugën pak më të vështirë. Në klip këndojnë bukur të gjithë, por kur vjen puna për të kënduar “live”, nuk këndojnë të gjithë bukur”, – shprehet ajo.

Gjithashtu Era ka dashur të bëjë edhe një sqarim të vogël lidhur me veten e saj, duke thënë:

“Po të më thoshin këngëtare klipesh nuk e di si do reagoja. Unë jam këngëtare “live”-i”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje