Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Era Rusi e ka ndarë mendjen: “Dua shumë fëmijë!”

Era Rusi e ka ndarë mendjen: “Dua shumë fëmijë!”
August 18
13:08 2019

Këngëtarja e njohur Era Rusi ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar përsa i përket jetës së saj sentimentale. Por duket se ka ardhur koha të ndajë disa prej dëshirave të saj me ne.

E ftuar në “Pushime on Top” ajo ka treguar se vazhdon të jetë beqare por dëshiron të ketë shumë fëmijë. Madje ka marrë pjesë në shumë dasma të cilat i sheh si një ogur të mirë për veten e saj.

“E dua jetën familjare, dua shumë fëmijë por nuk më dalin llogaritë kur do ti bëj”-ka treguar këngëtarja.

Tashmë na duhet të presim momentin kur edhe Era të jetë në një pritje të ëmbël./blitz.al/

Komento
Shperndaje