Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Era maskohet dhe uron Halloween-in

Era maskohet dhe uron Halloween-in
October 29
14:39 2016

Festa e Halloween-it po afron dhe shumë prej personazheve të njohur kanë treguar maskat ose kostumet e tyre.

Disa e pëlqejnë e disa të tjerë jo, por këtë vit, edhe për ata që nuk duan të maskohen prej vërteti, tashmë Snapchat-i u vjen në ndihmë për të bërë një foto me filtrat e tij.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe këngëtarja Era Istrefi. Ajo ka postuar një foto me një filtër Snapi në Instagram-in e saj, ku uron ndjekësit e saj “Gëzuar Halloween-in”, ndërsa në një tjetër foto me po të njëjtën maskë shkruan: “Djalli na bën mëkatarë”.

Duket se ky filtër e ka tërhequr shumë Erën, e cila nuk ndalet duke postuar video dhe foto me të në rrjetet sociale./Blitz.al/

er era

 

This song tho

A video posted by Era Istrefi (@strefie) on

Komento
Shperndaje