Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Era Istrefin e do edhe “Vogue”!

Era Istrefin e do edhe “Vogue”!
August 17
00:58 2016

 

Në vazhdën e mediave dhe revistave prestigjioze që shkruajnë për Era Istrefin, këtë herë është “Vogue” ajo që ka intervistuar këngëtaren kosovare dhe i ka kushtuar një artikull të plotë suksesit dhe muzikës së saj.

“Vogue” e prezanton Istrefin si një këngëtare nga Europa Lindore, e cila u bë e famshme nga “Bonbon” e që më pas arriti të nënshkruante një kontratë me Sony Music Entertainment dhe Ultra Music.

Në këtë intervistë Era flet për historinë se si nisi karriera në muzikë duke thënë: “Për 10 vite thjesht mësoja në shkollë dhe këndoja për veten time. Por më vonë, u habita nga talenti që kisha dhe kur mbusha 19 vjeç bëra këngën time të parë që titullohet “Mani për Money”. Më pas vazhdova të punoj fort për 3 vite dhe arrita këtu”.

Ajo më pas tregon për revistën e famshme se “Bonbon” ishte një sukses që nuk e priste, madje kur pa se ndjekësit i ishin shtuar si me magji, kishte menduar se e kishin “hack”-uar. “Nuk e mendoja kurrë”, – thotë Era. “Me të vërtetë nuk bëj muzikë vetëm për shqiptarët, por nuk e prisja. Madje një natë u tremba sepse kisha mijëra ndjekës e thashë me vete se më vodhën Instagram-in. Tashmë edhe njerëz të moshuar më ndalojnë dhe më komplimentojnë. Dhe publikimi i “Bonbon” në anglisht është një lloj mundësie që edhe të huajt të kuptojnë çfarë doja të thosha në këngë”.

Era ka folur gjithashtu edhe për stilin e saj, duke deklaruar se vesh çdo gjë që i pëlqen dhe nuk e vret mendjen nëse duhet apo jo, si dhe nuk ka lënë pa përmendur krahasimin me Rihannën. “Jam shumë krenare për këtë sepse kam qenë fanse e saj dhe do të jem gjithmonë”, – tregon ajo.

Nëse keni pyetur veten se cila është pika e fortë e Erës tashmë e keni një përgjigje: këmbëngulja.

“Sa herë që unë këmbëngul, kam sukses. Pavarësisht sa i madh apo sa i vogël është qëllimi që dua të arrij”, – shprehet këngëtarja 22-vjeçare.

Përsa u përket projekteve të reja muzikore, Istrefi tregon se po shkruan shumë këngë të reja në Los Angeles dhe për t’i bërë gati do t’i duhet të marrë pak kohë.

 

 

 

 

Shperndaje