Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Era Istrefi zëvendësohet me një tjetër emër i njohur shqiptar, Faton Shoshi nuk humbet fare kohë!

Era Istrefi zëvendësohet me një tjetër emër i njohur shqiptar, Faton Shoshi nuk humbet fare kohë!
January 13
00:02 2018

Pak javë më parë, në një intervistë ekskluzive për Thumb, Faton Shoshi pranoi se ishte ndarë me Era Istrefin, qoftë artistikisht, qoftë personalisht.

Gjatë gjithë kësaj kohe, menaxherin e Nesër Music e kemi parë në lëvizje, njëherë jashtë vendit, njëherë në Shqipëri e më pas në Kosovë.

Kjo na ka bërë të mendojmë se Shoshi po përpiqet të rekrutojë një tjetër artist në labelin e tij. Dhe “i dyshuari” kryesor është askush tjetër, por Butrint Imeri.

Fillimisht, Fatoni u pa në tavolinë me Butrintin e më pas, një koment i tij për këngëtarin na u shoi të gjitha dyshimet.

“Butrinti të bën të fala”, – shkruan menaxheri i njohur në një foto ku shfaqet Butrinti dhe një prej pjesëtarëve të kompanisë AVD Digital. “Harem ja kam bërë Brezovicën”.

Duket se Era Istrefi sapo u zëvendësua me Butrintin, e nëse kjo është e vërtetë atëherë këngëtarin e pret një vit i mbarë. /Blitz.al/

 

Shperndaje