Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Era Istrefi shton milionat…

Era Istrefi shton milionat…
October 28
16:20 2016

“Bon Bon” është padyshim kënga më e suksesshme e Era Istrefit.

Kënga fillimisht u hodh në kanalin zyrtar të label-it “Nesër”, ku arriti në shifrën e mbi 30 milionë shikimeve, por me nënshkrimin e kontratës me  Sony Music Entertainment, Ultra Music, “Bon Bon” u hoq nga ky kanal dhe kaloi në kanalin e Ultra-s. Sot Era ka shënuar një tjetër sukses me klipin e kësaj kënge, duke numëruar plot 200 milionë shikime dhe 1 milion pëlqime.

Këtë e ka treguar Era me një postim në Instagram ku shkruan: “200 milionë sot! Muzikë e re së shpejti!”

“Bon Bon” u kthye në sensacionin e rrjeteve sociale dhe një nga këngët më të dëgjuara në botë. /Blitz.al/

200 milly today 🙈🙈 new music 🎼 coming soon. .

A photo posted by Era Istrefi (@strefie) on

Komento
Shperndaje