Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Era Istrefi për MTV: Është kompliment i madh të quhem si vajza e Rihanna-s dhe Sia-s

Era Istrefi për MTV: Është kompliment i madh të quhem si vajza e Rihanna-s dhe Sia-s
September 07
21:35 2016

MTV ka postuar në Facebook një intervistë të Era Istrefit, duke e quajtur këngëtaren vajzën e Rihanna-s dhe Sia-s.
Në këtë intervistë, Era ka treguar se idhujt e saj kanë qenë Beyonce dhe Rihanna. Ajo ka treguar se kur i thonë se është si vajza e këngëtareve të njohura Riri dhe Sia ndihet me fat dhe është një kompliment shumë i bukur.

Gjithashtu, Era ka treguar se në Shqipëri ka shumë fansa, madje edhe kur shkon në dyqan i kërkojnë foto. Ajo shton se kjo gjë i pëlqen, por ka edhe momente që e lodh.
Këngëtarja për një kohë të shkurtër ka hedhur hapa të mëdhenj në karrierën e saj dhe së fundmi renditet ndër emrat e njohur të pop-it./Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje