Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Era Istrefi, një kameleon i vërtetë

Era Istrefi, një kameleon i vërtetë
November 29
16:23 2016

Këngëtarja Era Istrefi, e cila është tashmë e njohur edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, mund të quhet një kameleon i vërtetë kur vjen puna te look-u. Nëse i hidhni një sy Instagram-it të saj do të shihni se sa shumë ka eksperimentuar ajo me flokët.

Fillimisht është identifikuar nga flokët e saj me rrasta të verdha që i mbajti për një kohë të gjatë, por të gjithë kuriozëve që e identifikonin si një bionde seksi këngëtarja u prezantoi edhe Erën brune. Nuk do të vononte shumë dhe eksperimenti i radhës ishin flokët pink dhe bojë qielli si trend i kohës së fundit, të cilit as këngëtarja nuk i rezistoi.

Jo vetëm ngjyra, por edhe prerja dhe modeli ka qenë një sfidë më vete për këngëtaren, e cila i ka provuar të gjitha gjatësitë. Ditët e fundit ajo është transformuar si kurrë më parë, duke i “ngjyrosur” flokët në ushtarake dhe i shkojnë shumë.

Ndiqni në vijim disa nga ndryshimet që këngëtarja ka bërë./Blitz.al/

era10

era9

era8

era7

era6

era5

era4

era3

era2

era1

era11

Komento
Shperndaje