Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Era Istrefi, jo vetëm me një këngë të re, së shpejti me një album

Era Istrefi, jo vetëm me një këngë të re, së shpejti me një album
November 10
15:01 2016

Era Istrefi ka dhënë një intervistë në portalin “That Grape Juice” në Londër.

Ajo ka treguar për suksesin që arriti kënga “Bon Bon”, gjithashtu për ngjashmërinë që i bëjnë me disa këngëtare të famshme si Rihanna.

Gjithashtu, këngëtarja ka zbuluar se është duke punuar për albumin e saj, i cili do të ketë 7 këngë.

“Jam duke i dhënë hapësirë vetes për të eksploruar me tinguj dhe zhanre të reja. Gjërat janë pak të komplikuara, por jam e emocionuar pavarësisht se nuk po e kuptoj si po shkon projekti im”,- ka thënë Era.

Në fund të intervistës ajo është pyetur se për çfarë do të mbahet mend dhe përgjigjja e Erës ka gëzuar pafund fansat  saj:

“Unë dua të njihem si një vajzë nga Kosova, që shpreson se populli beson ëndrrën e saj. Të mbahem mend si dikush që dëshmon se gjithçka është e mundur”./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje