Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Era Istrefi, imazh i kompanisë prestigjioze të kozmetikës

Era Istrefi, imazh i kompanisë prestigjioze të kozmetikës
September 26
12:13 2016

Këngëtarja  Era Istrefi do të jetë imazh i një prej kompanive më të njohura të kozmetikës, “Revlon”, e cila tashmë ka bërë të sajën “Sinful Colors”.

Sipas burimeve për “Prive”, mesa duket Era do të firmosë një kontratë me këtë kompani me një shumë të konsiderueshme të hollash, edhe pse vlera ende nuk është bërë e ditur. Do të jetë vetë Era ajo që do të krijojë nuancat e ngjyrave të manikyrëve në bazë të preferencave të saj.

Kujtojmë se imazh i mëparshëm i “Sinful Colors” nga “Revlon” ka qenë Kylie Jenner, e cila do të zëvendësohet nga këngëtarja shqiptare Era Istrefi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje