Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Era Istrefi “i merr” Kimit të preferuarin e saj dhe nuk mjaftohet vetëm me kaq…

Era Istrefi “i merr” Kimit  të preferuarin e saj dhe nuk mjaftohet vetëm me kaq…
June 26
21:20 2017

Besojmë se shumë prej jush e njohin Marion, grimierin shqiptar të cilin e shohim gjithnjë pranë seks-simbolit ndërkombëtar Kim Kardashian. Mario nuk është vetëm grimieri personal i Kim-it, por edhe një nga miqtë e saj më të mirë. Shqiptari i famshëm ka takuar një tjetër shqiptare të famshme dhe këtë herë nuk është as Rita dhe as Dua, por këngëtarja Era Istrefi. Shumë prej jush ndoshta e mbajnë mend kur Mario postoi në Instagram një video ku shfaqej bashkë me Kimin dhe flisnin shqip. “Sa bukur Mario, shumë bukur!”- thoshte Kim, një frazë kjo që u kthye në virale.

Epo, Era duket se i ka “marrë” Kimit të preferuarin e saj dhe jo vetëm këtë, por edhe shprehjen që e bëri aq të dashur për shqiptarët. Pak minuta më parë, grimieri ka postuar një foto ku shfaqet bashkë me Erën në të cilën shkruante bashkangjitur:

“Sa bukur Era!”

Epo Kim nuk duhet të mërzitet se në fund të fundit kështu ndodh kur takohen dy shqiptarë.

Komento
Shperndaje