Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Era Istrefi, gati për të çmendur New York-un

June 26
22:47 2016

...

 

Pas performancës të premten mbrëma në Top Music Awards, Era Istrefi mesa duket nuk e njeh fjalën “pushim”.

Ashtu siç edhe pati lajmëruar më parë, ajo ndodhet në New York, ku pritet nga çasti në çast të performojë në eventin më të njohur të homoseksualëve në SHBA, “NYC Pride Parade”, marshim I dedikuar personave që kanë vuajtur dhe vuajnë nga homofobia dhe diskriminimi për shkak të gjinisë.

Era ka përdorur SnapChat-in e saj për të na treguar disa nga momentet para nisjes së performancës së saj, ku do të këndojë hitin, “BonBon”, para qindra mijëra personave në Times Square.

Nuk është diçka e re për këngëtarët shqiptarë të performojnë në një “gay pride parade”, pasi vite më parë, Bleona Qereti performoi në të njejtin event, por që mbahej në Las Vegas.

Komento
Etiketimet
Shperndaje