Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Era Istrefi, e preferuara e grekëve, lë pas Rihanna-n, Sia-n e grupin Coldplay

Era Istrefi, e preferuara e grekëve, lë pas Rihanna-n, Sia-n e grupin Coldplay
December 19
13:42 2016

Gjatë vitit 2016 janë prodhuar shumë këngë të cilat janë kthyer në hite të padiskutueshme jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë saj. Gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës muzika shqiptare arrin të kalojë kufijtë e vendit tonë dhe të shndërrohet në hit edhe në shtete të tjera.

Blitz.al ka zbuluar se portali grek “Get Greek Music” ka publikuar listën e 10 këngëve më të dëgjuara gjatë vitit 2016 në Greqi. Bëhet fjalë për 10 klipet më të njohura dhe më të pëlqyera nga publiku grek gjatë gjithë harkut kohor të një viti. Nuk është çudi që në vendet e para janë renditur hitet e këngëtarëve  më të famshëm grek, si bashkëpunimi i Knock out me Konstantinos Nazis, Pantelis Pantelidis, Konstantionos Koufos dhe në vend të katërt renditet këngëtarja shqiptare Era Istrefi.

Era është pozicionuar si e katërta në listën e këngëve më të dëgjuara në Greqi për vitin 2016 duke lënë pas shumë këngëtarë të njohur ndërkombëtarisht, si Rihanna, Sia dhe grupin Coldplay. Kënga “Bon Bon” ka lënë pas në listë “This is What You’re waiting for”, “Cheap Thrills”. Padyshim viti 2016 mund të quhet viti i Era Istrefit pasi kënga e saj është renditur në vendet e para në shumë playlista botërore./Blitz.al/

Share