Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eno Popi humb njeriun më të shtrenjtë

Eno Popi humb njeriun më të shtrenjtë
June 19
21:54 2017

Humbja e një njeriu të shtrenjtë të familjes është gjithnjë momenti më i dhimbshëm në jetën e gjithsecilit.

Ditën e sotme, fatkeqësisht, është ndarë nga jeta nëna e gazetarit të njohur të “Top Channel”, Eno Popi. Mësohet se nëna e tij prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën. Në një ditë të tillë të dhimbshme, miqtë i kanë qëndruar pranë gazetarit të njohur.

Një nga personat që i ka qëndruar pranë dhe e ka ngushëlluar ka qenë edhe moderatorja e njohur Arbana Osmani. Ajo dhe Eno janë miq prej vitesh dhe sigurisht që mbështetja e saj nuk do të mungonte në një ditë kaq të dhimbshme. Në një foto të postuar në Instagram, Arbana shkruan:

“Gjithnjë në krahun tënd”.

Përcjellja e nënës së Enos për në banesën e fundit do të bëhet ditën e nesërme në orën 12:00. Ne të Blitz.al i shprehim ngushëllime familjes./Blitz.al/

Shperndaje