Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eno & Isli, nga nesër fillon zgjimi me “Wake Up”

Eno & Isli, nga nesër fillon zgjimi me “Wake Up”
September 04
18:47 2016

Mëngjesi i së hënës do të fillojë ndryshe në Top Channel.

Duke filluar nga nesër në orën 7:00 emisioni “Wake up” do të zgjojë shqiptarët duke hapur kështu edhe sezonin e ri të programacionit në Top Channel. Ky emision i cili u ideua fillimisht nga Eno Popi e Ledion Liço do të vijë ndryshe për publikun. Në krah të Enos do të jetë Isli Islami i cili edhe më parë ka qënë pjesë e “Wake Up” por nga studioja e lajmeve.

Kimia e dy prezantuesve tashmë do të jetë brenda studios së “Wake Up” duke sjellë një mengjes të këndshëm, me batuta, tema e të ftuar interesantë.

Këtë sezon Isli do të jetë tejet i përfshirë në program, jo thjesht prezantues. Do të ketë gjithashtu një ridimensionim të kontentit me më shumë personazhe të spikatur. Tematika më popullore dhe dinamike, stil mëngjesor dhe elemente të interaktivitetit me audiencën, nga telefonatat deri tek “Facebook” e “Whatsapp”.

Blitz.al i uron suksese Enos & Islit dhe sezon të mbarë për Top Channel.

 

Shperndaje