Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eni Koçi po planifikon një “vrasje”…

September 14
12:02 2016

 

Eni Koçi, edhe pse jeton jashtë Shqipërisë, duke qenë se po vazhdon studimet për mjekësi në Londër, nuk i ka munguar tregut muzikor edhe këtë verë. Ajo ka sjellë për publikun këngën “S’po tgjej mo”, e konsideruar si një nga projektet më të bukura të saj e që numëron mbi 3 milionë shikime në YouTube.
Klipi është publikuar tre muaj më parë, por kjo nuk do të thotë se Eni nuk është duke punuar mbi projekte të reja. Këngëtarja ka postuar disa foto në Instagram, ku shfaqet shumë seksi. Ashtu si edhe shihet në këto foto, këngëtarja simpatike i është rikthyer sërish look-u të saj të vjetër, flokëve të verdhë.
“Mos më gjykoni për faktin se jam e qetë në këto momente. Askush nuk e planifikon një “vrasje” duke bërë zhurmë”,- shkruan Eni në Instagram.
“Muzika ime ju thotë më shumë për mua sesa unë vetë”.
Kjo na bën të dyshojmë se pas këtyre fotove të bukura fshihet një tjetër projekt nga ana e këngëtares. /Blitz.al/

Shperndaje