Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eni Koçi hedh në gjyq Greta Koçin!

Eni Koçi hedh në gjyq Greta Koçin!
April 16
12:06 2017

Ajo është quajtur gjithmonë motra e vogël e Gretës, por në të vërtetë ka qenë krahu i saj i djathtë.

Pra, po flasim për Eni Koçin, e cila ishte e ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës dhe ka treguar mjaft detaje interesante, përfshirë këtu edhe faktin se i ka bërë shumë tekste këngësh motrës së saj pa marrë kreditet e duhura për këtë.

E pyetur nëse është favorizuar ndonjëherë nga fakti që është motra e Gretës, Eni përgjigjet: “Që të hysh në industrinë e muzikës të duhet shumë suport, sepse nuk është e lehtë të çash përpara. Fakti që unë kam pasur Gretën mbështetje më ka ndihmuar që t’i hyj kësaj rruge”.

“Për sa u përket teksteve, jam shumë e mërzitur me Gretën. Unë kam një dhunti, që shkruaj shumë dhe shumë tekste që i kam shkruar Gretës asnjëherë nuk ka tentuar ta nxjerrë faktin që kam qenë unë ajo që ia ka bërë. Të tria vitet që ka qenë në “Këngën Magjike”, ia kam bërë unë tekstet. Por për shkak të moshës së vogël mendoi më mirë mos ta tregonte. Edhe po ta dëgjoni “Koha s’ndal” do të kuptoni se është e frymëzuar nga një telenovelë që unë shihja, “Gruaja e hekurt’”, – shton më tej këngëtarja.

A do ta hedhë Gretën në gjyq? “Po e mendoj”,- përgjigjet Eni duke qeshur.

Shakaja gjysma e së vërtetës thotë populli…/Blitz.al/

Shperndaje