Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Eni Koçi dhe Genci sapo sollën një “shi” ndryshe në Tiranë!

Eni Koçi dhe Genci sapo sollën një “shi” ndryshe në Tiranë!
December 15
14:39 2017

 

E mbajmë mend të gjithë këngën e Fitnete Tudës, “Shi bie në Tiranë”, e cila na shoqëroi përgjatë shekullit të kaluar, e vazhdon të në bëjë shoqëri edhe ditët e sotme.

Tashmë nuk kemi pse të dëgjojmë versionin e vjetër të këngës, sepse Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj sapo na sollën një version që do të na duhet ta dëgjojmë për muaj, ndoshta dhe vite me rradhë.

Ajo që bie në sy është fakti që në mes të vorbullës së thashethemeve për ta, të dy vijnë me një këngë romantike, e sigurisht me plot nota nostalgjie.

Të dy të veshur me smoking, janë gati të na shpëtojnë nga trishtimi që na sjell shiu dhe të na bëjnë të humbasim në notat muzikore.

“Shi bie në Tiranë” është i gjithi i juaji! /Blitz.al/

Share