Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eni Çobani në reflektime, ngatërron shprehjen e njohur

Eni Çobani në reflektime, ngatërron shprehjen e njohur
June 10
09:18 2017

Ajo është pa diskutim një nga gratë më të suksesshme në vitet e fundit, që ka bërë mijëra njerëz për vete me punën e saj në fushën e ligjit dhe drejtësisë, veçanërisht me emisionin e transmetuar të dielave në “Tv Klan”, ku ndiqet çdo javë nga qindra mijëra shqiptarë.

Eni Çobani është tepër aktive edhe në rrjete sociale, me foto dhe video nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi ajo ka postuar një foto ku shfaqet ulur në një kolltuk dhe është e përfshirë në mendime.

Por kësaj fotoje, ajo i ka shkruar edhe disa fjalë, që i përkasin një shprehjeje që përdoret shpesh nga shqiptarët.

“Ajo që na vret na bën më të fortë”,- shkruan Çobani, duke mos shkruar detaje për se e ka fjalën.

Por shprehja e saktë është: “Ajo që s’na vret na bën më të fortë”, referuar nga anglishtja : “What doesn’t kill you makes you stronger”.

Në komente kanë qenë ndjekësit ata që e kanë korrigjuar juristen e famshme të ekranit. /Blitz.al/

Shperndaje