Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eni Çobani në krah të Grida Dumës. Po hyn në politikë?

Eni Çobani në krah të Grida Dumës. Po hyn në politikë?
November 14
14:18 2016

Zgjedhjet e 20 nëntorit për kryetarin e Bashkisë së Kolonjës kanë bërë bashkë zonjat Grida Duma dhe Eni Çobani. Kandidati i së djathtës, Dritan Hajro, ka publikuar një foto në të cilën shkruan:

“Po ndodh tani.

Znj. Grida Duma merr pjesë në takimin e Forumit të Gruas në mbështetje të kandidatit Dritan Hajro për kreun e Bashkisë Kolonjë”.

Në muajin gusht, kryetari i kësaj bashkie u nda nga jeta si pasojë e një ataku kardiak dhe Dritan Hajro është kandidati i së djathtës, i cili po mbështetet edhe nga Forumi i Gruas së Partisë Demokratike. Ajo që bie në sy në foto është edhe pjesëmarrja e Eni Çobanit. Nuk dihet nëse prezenca e juristes është thjesht si anëtare e Forumit të Gruas apo janë hapat e nisjes së një karriere politike.

Eni Çobani është një nga figurat e rëndësishme tek “E diela shqiptare” në televizionin Klan për sa u përket takimeve të ndërmjetësimit për të zgjidhur çështje të ndryshme që shqetësojnë publikun./Blitz.al/

 

ennn

 

 

 

Komento
Shperndaje