Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eni Çobani ka një përgjigje për të gjithë ata që e kritikuan për format e trupit

Eni Çobani ka një përgjigje për të gjithë ata që e kritikuan për format e trupit
August 06
13:04 2018

Juristja e njohur Eni Çobani ose sic tashmë e njohim të gjithë zonja Eni nga rubrika “Shihemi në gjyq”, ka publikuar disa foto kohët e fundit nga pushimet e saj. Nuk kanë munguar komentet e shumta dhe të ndryshme nga ndjeksit e saj por komentet që e kanë “acaruar “ disi Enin kanë qënë kritikat për format e trupit. Ndaj dje ajo vendosi t’i përgjigjej të gjithëve me një status në rrjetin e saj Instagram.

“Sa më vjen për të qeshur me ca që merren akoma sesa peshojnë. Unë dua t’ju bëj një pyetje: Mendjen a e keni peshuar ndonjë herë sa ju rëndon?
Atë shëndosheni sa më shumë se duke tharë trupin po i thani të gjitha. Merruni me veten para se të merreni me të tjerët.
Ps. Për të gjithë të interesuarit ndjehem shumë mirë me këtë që Zoti më ka falur, shëndetin.”, shkruan Eni për të gjithë ata që kanë kritikuar peshën e saj duke i dhënë kështu një mesazh frymëzues edhe personave të tjerë që e vuajnë bulizmin “online” sidomos për peshën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje