Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eneda Tarifa: Unë dashuroj Top Channel-in

Eneda Tarifa: Unë dashuroj Top Channel-in
February 26
17:43 2017

Me një stil alla Marilyn Monroe, e ftuara e sotme në “E diell” përballë Adi Krastës ishte artistja Eneda Tarifa. Veç vokalit potent, teksa interpretoi këngë të famshme, por edhe këngën e saj fituese në “Top Fest”, “Me veten”, Eneda tregoi disa momente tejet të rëndësishme të karrierës së saj. Foli për Eurovizionin dhe trysninë që të jep ai festival. Faktin që këngëtarët që marrin pjesë shpesh kthehen të zhgënjyer, të komentuar shpesh negativisht nga publiku dhe kjo i bën të ndiejnë më shumë presionin. 

Përgjigjja më e shpejtë dhe shumë e sinqertë nga Eneda ishte pikërisht ajo që lidhej me televizionin dhe më konkretisht me një televizion.

Moderatori Adi Krasta e pyet: Ti ke provuar edhe moderimin dhe pa frikë mund të themi që e dashuron televizionin, apo jo? “Unë dashuroj Top Channel-in”, – u përgjigj Eneda, duke treguar edhe një herë që e ndjen mungesën e ekranit ku punoi për disa vite në moderimin e spektaklit të humorit “Portokalli”.

Komento
Shperndaje