Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Eneda Tarifa rikthehet në Top Channel, ja emisioni i ri që do të moderojë

Eneda Tarifa rikthehet në Top Channel, ja emisioni i ri që do të moderojë
January 26
12:20 2019

Top Channel njoftoi pak ditë më parë se do të kishte një sezon të dytë të emisionit  “Top Talent” dhe formati i tij do të vinte me disa ndryshime.

Kjo gjë u konfirmua dhe mbrëmjen e djeshme gjatë emisionit “Voila”, madje u zbulua që ndryshime do të ketë dhe në jurinë dhe moderimin e programit të talenteve të reja. E ndërkohë që pjestarët e jurisë priten të publikohen në ditët në vazhdim, bëhet me dije se prezantimi i është besuar Eneda Tarifës. Kështu ajo do të zëvendësojë Kelvi Kadillin, i cili sezonin e kaluar ishte dhe në rolin e moderatorit por edhe tek personazhet e ekranit që gjykonin pjesmarrësit.

 

View this post on Instagram

 

@enedatarifa prezantuese e “Top Talent 2” në @topchannelalbania 🔜

A post shared by Top Talent – Top Channel (@toptalent.tch) on

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Eneda bashkëpunon me Top Channel, pasi për disa vite ajo ishte në rolin e moderatores në Portokalli, ndërkohë që vjet e pamë si trajnere në “The Voice Kids”. Nga ana tjetër ajo i është rikthyer dhe muzikës, me projektin e fundit “Nuk ia vlen” që duket se është pëlqyer nga publiku. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje