Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Endriti “kopjon” Endritin

Endriti “kopjon” Endritin
June 13
14:31 2016

Ditën e sotme një shkrim i publikuar nga Revista Bordo akuzoi fotografin Endrit Mërtiri për plagjaturë. Fotoja e kopertinës së vitit që shkoi bërë nga kjo revistë me Xhesika Berberin, mesa duket është e ngjashme me atë të një fotoje të modeles Elena Lika shkrepur nga Endrit Mërtiri për prezantimin e koleksionit të ri të “Savage” nga Bora Kokëdhima.

Fotografi i njohur publikon një foto të realizuar prej tij dy vite më parë, kohë kur Revista Bordo ende nuk ishte “ngjizur” sic thotë edhe ai vetë në status. Me këtë postim ai hedh poshtë këto akuza duke lënë të kuptohet se Endriti “kopjon” vetëm Endritin. Fotoja e realizuar në vitin 2014-të prej tij për Revistën Elegancë, tregon se inspirimi për një set ku përdoren kapelet e mëdha në formën e lules, paska qënë më i hershëm. Përgjigja e tij ndaj kësaj akuze ishte pikërisht postimi i fotos me #FAKT

 

Mertiri

 

 

Komento
Shperndaje