Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Endrit Mërtiri zëvendëson fotografin e Victoria’s Secret!

Endrit Mërtiri zëvendëson fotografin e Victoria’s Secret!
March 10
09:47 2017

Suksesi i fotografit të njohur shqiptar, Endrit Mërtiri, duket se nuk ka të ndalur.

Pas seteve fotografike me Dolce Gabbana-n, Mërtiri është bërë pjesë e stafit të stilistit të famshëm turk Tarik Ediz, duke zëvendësuar kështu Russel James, fotografin e Victoria’s Secret. Kjo është treguar nga vetë fotografi i njohur, i cili në një status të shkruar në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që kanë besuar tek ai dhe që e kanë mbështetur gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

“Shumë i lumtur të ndaj me ju lajmin që isha unë fotografi i koleksionit të ri të Tarik Ediz”, – shkruan Endriti. “Pas fotografit Russel James dhe modeles Sara Sampaio, si staf i Victoria’s Secret, jam shumë i lumtur që ata më zgjodhën mua e unë sigurisht zgjodha 4 modele shqiptare për të promovuar bukurinë shqiptare në mbarë botën! Jam shumë i lumtur që kemi bërë një punë të mrekullueshme! Faleminderit stafit tim të mrekullueshëm dhe të pazëvendësueshëm e gjithashtu modeleve që e bënë punën tonë akoma më të bukur!”

Tashmë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim çfarë ka rezervuar 2017-a për Mërtirin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje