Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Endrit Mërtiri shpërthen kundër kolegëve

Endrit Mërtiri shpërthen kundër kolegëve
March 31
11:20 2016

 

Mesa duket, mëngjesi  i Endrit Mërtirit nuk ka nisur  i qetë sot. Fotografi ka postuar në rrjetin social Facebook një status tendencioz duke iu hakërryer “dikujt”. Ai ka shpërthyer kundër kolegëve që, sipas tij, të ftuar në emisione televizive, mohojnë punën e tij. Krenar për arritjet e deritanishme, Mërtiri shprehet se askush nuk mund t’ia mohojë këtë dhe ta mbulojë me shoshë atë çfarë ai bën. Por me kë është zgjuar kaq i acaruar Endriti sot, sa t’i ketë prishur momentet e pushimit në Katar? Kush mund të jetë ky kolegu që ai përmend? Këtë gjë fotografi nuk ka preferuar ta zbulojë.

“Dielli nuk mbulohet me shoshë”,- thotë një shprehje e vjetër. Ashtu sikurse punës time nuk ka nevojë t’i bëhen lavde boshe në biseda televizive të vakëta. Të mohosh punën e tjetrit është ndjenjë inferioriteti e thellë, por punën time nuk ka shoshë që e mbulon, të dashur kolegë!”- ka shkruar fotografi në Facebook.

Komento
Etiketimet
Shperndaje