Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Endri Prifti: Gati për kapitullin e ri të jetës. Do të gjej dashurinë e vërtetë

Endri Prifti: Gati për kapitullin e ri të jetës. Do të gjej dashurinë e vërtetë
June 27
12:37 2016

Endri Prifti i rikthehet rrjeteve sociale dhe këtë e bën me një mesazh të fortë.

Pas një periudhe kohore larg ndjekësve të tij të Facebook apo Instagram, këngëtari shfaqet sërish, duke postar një foto të shoqëruar me një shkrim të gjatë në profilin e tij.

Është mesazhi i disatë i këtij lloji i shkruar nga Endri, ku ai reflekton rreth realitetit të vështirë në vend, fenomeneve të ndryshme negative si problemet e rritjes së fëmijëve, droga, prostitucioni etj.

“Më lodh shumë fakti, realiteti i hidhur, më lodh shumë intriga, pabesia, fshehtësia, tradhtia… Gjithçka ndodh është një lloj filmi pa kuptim.” – shkruan më tej ai, duke rrëfyer se nuk ka kaluar një periudhë të mirë të jetës.

Por, ajo që vlen më shumë të përmendet në shkrimin e postuar, është pjesa ku ai shprehet se do të nisë një kapitull të ri të jetës.

“Gjithçka kam bërë deri tani ishte një kapitull. Kapitulli i dytë do të ketë si projekt kryesor muzikën, këngët tona, albumet dhe të gjej dashurinë time të vërtetë. Unë nuk do të them ndonjëherë sa vjet do bëhem, do festoj vetëm sikur do mbetem 40 vjeç. Zemra ime do rrahë shumë shumë vite, sa shqiponja!”

Ende nuk e dimë se çfarë e ka shtyrë realisht Endrin të thotë këto fjalë e të nisë një ‘rrugë të re’, ama ai duket i bindur të gjejë dashurinë e vërtetë pas disa  ndarjve, e t’i përkushtohet muzikës, gjënë që di të bëjë më mirë!

 

Dhe ja tek jemi serisht se bashku zonja zonjusha , signiori signiorita , ladies and gentle man , miq , shoke , shoqe , te aferm , te dashur ,te dashura , te rinj te reja , femijet te dashur, nena baballare etj etj miqte e instas e te fcb. E di qe ju kam munguar shume ashtu si edhe mua juve. Ne rradhe te pare dua qe te gjithe te ini mire me shendet e te mira vetem ju degjofsha, jo si une qe keto muaj ,nuk kam qene dhe aq mire . Me lodh shume fakti ,realiteti i hidhur ,me lodh shume intriga ,pabesia ,fshehtesia ,tradhetia ,gjithcka ndodh eshte nje lloj filmi pa kuptim. E nisa kshu pak diskritive kete prezantimin tim te pare mbas 4 muajsh me ju por ja qe ky eshte realiteti. Nuk dua tju flas as per spektakle, as per sporte, as per gjera te bukura qe shkojme ne paraskene. Dua tju flas per ate qe fshihet mbas gjith ksaj vorbulle qe mbizoteron ,prostitucioni dhe droga. Eshte nje krize shume e madhe jo vetem ne vendin tone por gjithandej. Pornografia , ka aritur maksimumet e videove , mjafton nje maske ,mjafton nje paruke dhe cdokush bie viktime e rjeteve te medhaja pornografike duke vijuar me shitjen e trupit e me pas te ardhura nga youtube. Une kam pare shume gjith jeten time aktive, por me shume keto muaj, qe jam bere pak rrugac, kam pare djemka ,vajza te drogohen dhe te mos jene vetvetja, te bejne marezira. Duhet tju rime prane femijeve tane , duhet mos besojme asnjehere gjithcka thone, kshu do jemi me te qete sesa kur mos ardhte momenti te shkojme dhe te degjojme ato qe nuk mund ti mendonim ndonjehere. Meqe ra fjala, isha te shtune ne nje dasem shume te bukur Shkodrane, fisnike , dasem e madhe. Rruges me prishet zinxhiri pantallonsve, hahaha si tja bej, nxora kemishen dhe gjithcka perfekt, mbulova gjithcka, por turpin dhe nderin nuk e mbulon dot me asgje. Le te hidhemi pak ne jeta ime. E kam nertuar me 4 kapitulle. Ky ishte I pari qe mbroi. Hahaha seriozisht e kam. Gjithcka kam bere deri tani ishte nje kapitull. Kapitulli I dyte do te kete si projekt kryesor muziken ,kenget tona , albumet dhe te gjej dashurine time te vertete. Une nuk do them ndonjere sa vjet do behem , do festoj vetem sikur do mbetemi 40 vjet. Zemra ime do rahe shume shume vite, sa shqiponja.

A photo posted by Endri Prifti (@endriprifti54) on

Komento