Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Endri Prifti braktis finalen e “Your Face Sounds Familiar”

Endri Prifti braktis finalen e “Your Face Sounds Familiar”
May 30
21:04 2016

Ka nisur me një “aksident” dhe ka vijuar me një largim nga programi e hëna e kësaj jave për “Your Face Sounds Familiar”. Bëhet fjalë për këngëtarin korçar Endri Prifti, i cili në përfundim të performancës së tij, ka thënë se kjo ishte dalja e tij e fundit në këtë program pasi nuk do të jetë në finalen e javës së ardhshme.

Alketa ka sqaruar për shikuesit se, edhe pse kjo nuk ishte bërë publike nga organizatorët, dihej që Endri nuk do të ishte në finalen e programit pasi ka angazhimet e tij profesionale, koncerte  të programuara që më herët. Kështu, finalja e  “Your Face Sounds Familiar” do të mbyllet me 6 konkurrentë, pas një maratone prej 12 javësh.

Komento
Shperndaje