Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Endri i On Records “thumbon” Getinjon dhe Mozzikun: “Ne jemi arsyeja që ju jeni të suksesshëm!”

Endri i On Records “thumbon” Getinjon dhe Mozzikun: “Ne jemi arsyeja që ju jeni të suksesshëm!”
January 11
20:49 2018

Një nga lajmet më të bujshme ditën që lamë pas ishte ai i largimit të dy vëllezërve, Mozzik dhe Getinjo nga labeli i njohur, “On Records”.

Menjëherë pas njoftimit nga reperët ka nisur një “luftë” e ftohtë mes labelit e drejtuesve të tij dhe dy reperave të cilët vazhdojnë të hedhin “shashka” kundrejt njëri tjetrit.

Së fundmi, ka qenë Endri, një këngëtar i ri, por pjesë e On Records dhe familjar i menaxherit të këtij label-i, Mehmet Elshani, i cili ka thumbuar dy kolegët e tij më një foto në Instagram.

“Met Elshani është arsyeja që ju jeni këta që jeni sot!”, – shkruan këngëtari 18 vjeçar në përshkrimin e fotos ku shfaqet pranë xhaxhait të tij.

Të dyja palët priten të përballen në gjykatë për të drejtat e autorësisë së këngëve të dy reperave, ndërkohë asnjë këngë e tyre nuk mund të luhet pa lejen e label-it. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje