Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Enca tallet me veten

Enca tallet me veten
May 07
11:28 2016

...

...
Picture 1 of 4

 

E dini se ç’bën Enca tani që mban kurorën për numrin më të madh të ndjekësve në Instagram, për sa i përket këngëtarëve shqiptarë në trevat tona? E thjeshtë: “tallet” me veten kur kishte rreth 17 mijë ndjekës.
Ditën e sotme ajo e ka mbushur profilin e saj në SnapChat me foto të vjetra të saj, për shembull kur ishte në gjimnaz; kur kishte takuar Alban Skënderajn; një foto me Noizy-n dhe (më e rëndësishmja) një foto ku tregonte se kishte kapur shifrën e 17 mijë ndjekësve.
“OMG! 17K” – ka shkruar Enca në foto, të cilën e ka shoqëruar me një “emoticon” të qeshure. Sigurisht, ç’janë 17K krahasuar me 1M (milion) ndjekës?
Enca kapi shifrën e 1 milionëshit një muaj më parë, gjë që e festoi duke publikuar këngën më të fundit,“Dreq”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje