Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Enca: Shikoni më shumë porno të kuptoni dallimin mes meje dhe një pornostari

Enca: Shikoni më shumë porno të kuptoni dallimin mes meje dhe një pornostari
April 08
20:47 2016

Left Side Content
Right Side Content
Vetëm pak orë pas publikimit të klipit, I cili kurorëzoi plot një milion fansa në Instagram, Enca ka zgjedhur ta promovojë këngën e re në “Zonë e Lirë”. Ndryshe nga daljet e saj publike këtë herë Enca i kishte lënë ekzagjerimet jashtë studios, duke zëvendësuar veshjet e hapura që I ekspozojnë format, me stilin përditshmëri si ajo e quajti, një Ruensa këtë herë dhe jo Enca e klipeve.

Ajo ka folur për emocionet dhe punën që I është dashur të bëjë për të sjell klipin e ri duke falenderuar këtu edhe median për mbështetjen.  Enca ka rrëfyer  për këngën dhe seriozitetin me të cilin punon për të sjellë muzikë të pëlqyeshme për publikun, dhe çdo gjë e bën me emocion të cilin e ka krahasuar me gjendjen e një shtatzanie. Kënga dhe klipi janë klikuar dhe pëlqyer mjaft deri tani. “ Kjo këngë nuk ka qenë thjesht një këngë e rastit për mua pasi me “ Dreq” unë u drejtohem gjithë gjërave që janë  përfolur  kohët e fundit për mua në media”  është shprehur Enca.

Komentit të Çanit se një portal e ka epitetuar nën titullin “Enca Këngëtare apo pornostar”, ajo i është përgjigjur se klipi nuk ka asnjë lidhje me pornot, ndërsa me humor iu drejtua gazetarëve se duhet të shohin më shumë porno për të bërë dallimin. Duket se ajo është në kulmin e karrierës së saj pasi numëron fansa brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, të përmbledhur në 1 milion ndjekës në faqen e saj të Instagramit dhe këngët e saj kthehen në hite.

Përveçse i ka falenderuar ndjekësit, ajo ka sqaruar dhe komentet “RIP” , një shaka e hidhur që ju bë pak ditë më parë pikërisht kur ajo shënoi milionin e parë të ndjekësve në Instagram. “ Rip”, ka qenë për “Ruensa is Perfect “ ‘është shprehur këgëtarja .  Përsa I përket jetës private ajo nuk është prononcuar por ka dhënë disa përgjigje pikante rreth interviste që I formuloi moderatori I “Zonë e Lirë”. I dashuri I Encës duhet të pëlqejë këngët romantike , të mos bezdiset nga mamaja e saj, dhe padyshim të respektojë karrierën e saj. Duket se “Dreq” ka goditur si dreqi pasi brenda 4 orësh numëron rreth 62 mijë klikime.

Shperndaje