Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Enca poston një fotografi ndryshe: “Kështu dua të më kujtoni!”

Enca poston një fotografi ndryshe: “Kështu dua të më kujtoni!”
July 28
15:08 2016

Aktualisht këngëtarja Enca Haxhia është duke pushuar me familjen e saj në bregdetin e Antlya-s në Turqi. Ajo vetë ka treguar se ka dashur të pushojë pak kohë nga turi i gjatë i koncerteve për të mbledhur energjitë për koncerte të tjera të suksesshme.

Gjatë këtyre ditëve që është duke pushuar, ajo ka postuar vazhdimisht duke i treguar ndjekësve të saj të shumtë se sa e lumtur ndihet që më në fund ka mundësi ti dedikohet pak kohë vetes dhe të rregullojë orarin e gjumit.

Por ndryshe nga sa jemi mësuar me postimet e Encës që janë gjithnjë provokuese, para disa minutash ajo ka postuar një fotografi në të cilën nuk ka vendosur aspak makeup në fytyrë. Poshtë kësaj fotografie këngëtarja ka shkruar: “Relaxed, happy, young & makeup free. This is how i wanna be remembered” (E relaksuar, e lumtur, e re dhe pa makeup. Kështu dua të më mbani mend) – ka përfunduar Enca. /Blitz.al/

Enca Haxhia - Instagram

Komento
Shperndaje