Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Enca pjesë e filmit të Ermal Mamaqit, flet për herë të parë: Nuk do tu zhgënjej!

Enca pjesë e filmit të Ermal Mamaqit, flet për herë të parë: Nuk do tu zhgënjej!
August 15
18:22 2019

Pak kohë më parë Blitz.al zbuloi se këngëtarja e njohur Enca do të jetë pjesë e kastit të aktorëve në filmin e dytë të Ermal Mamaqit.

Sot vetë Ermali, ka treguar se kjo komedi do të titullohet “I love Tropoja” dhe pas kësaj një tjetër surprizë ishte postimi i Encës në Instagram. Për herë të parë ajo ka postuar një foto nga sheshxhirimi dhe përbri saj shkruan:

SURPRIIIIZË!! Erdhi koha t’ju tregoj talentin tim tjetër (gjithmonë ka qenë ëndrra ime në sirtar deri në momentin dhe rastin e duhur) në një superprojekt nga Ermal Mamaqi. ENCA AKTORE O LAL! Nuk do ju zhgënjej”.

Ne jemi shumë kuriozë për të parë Encën si aktore por duhet të presim akoma…/blitz.al

Share