Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Enca më në fund tregon kur e nxjerr “Dreq”-in

Enca më në fund tregon kur e nxjerr “Dreq”-in
April 06
07:36 2016

Jeni gati për rikthimin e Encës?
Duhet te jeni, sepse publikimi i këngës së shumëpritur është shumë më afër se sa keni menduar: në 8 Prill. Dreq, sa shpejt!

Enca na ka ‘ngacmuar’ disa herë me foto dhe video nga shesh xhirimet e videoklipit të këngës me titull ‘Dreq’, madje ajo pati premtuar që ‘Dreq’-i do të publikohej menjëherë pasi këngëtarja do të kapte shifrën e 1 milionë ndjekësve në Instagram. Meqë Enca arriti të mbledhë 1 milionë ndjekës rreth profilit të saj, atëherë nuk kishte dyshime që kënga do të publikohej shumë shpejt. Data e publikimit është bërë e ditur nga vetë këngëtarja në SnapChat.

Shumë detaje janë lënë surprizë për 8 Prillin, por ne dimë te themi se kënga do të jetë tepër verore dhe Enca do të duket jashtëzakonisht seksi.

Shperndaje