Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Enca kopjon Linda Morinën

Enca kopjon Linda Morinën
June 14
16:02 2016

Në botën e showbizzit fjala “kopje” është më e dëgjuara. Ka ndodhur shpesh të kemi dëgjuar se shumë këngëtarë shqiptarë kanë kopjuar muzikën, tekstin, veshjet apo madje dhe sjelljen ndonjëherë nga idhuj të tyre apo këngëtarë të huaj.

Sot këngëtarja Enca Haxhia ka postuar në Instagram një foto ku shihet e veshur kuq e zi. Por ajo që na tërhoqi vëmendjen ishte shkrimi bashkangjitur fotos “Krejt rreperat i tranoj” që besoj e keni dëgjuar, diku. Jo, këtë herë nuk është Rihanna apo Beyonce por … Linda Morina. Ajo është një personazh i shfaqur kohët e fundit në rrjetet sociale për muzikën që bën dhe fraza e përdorur nga Enca është njëri nga vargjet në këngën e saj “Bomba”. Nuk dihet nëse Linda e ka parë këtë “kopjim” nga ana e Encës, por duhet thënë se pavarësisht kësaj për ne ”rreperat i tranon” vetëm Linda.

Jom idoll sun e kupton #BowDown

A photo posted by ENCA (@encahaxhia) on

Shperndaje