Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Enca ka një mesazh për të gjithë të rinjtë

Enca ka një mesazh për të gjithë të rinjtë
September 20
15:25 2016

Në pamje të parë, Enca mund të duket thjesht si një këngëtare, e cila udhëton shumë, gëzon famë, luks, fansa dhe bën shumë koncerte. E vërteta është ndryshe.

Këtë na e ka treguar vetë Enca me një postim të gjatë në Instagram, ku tregon se është diplomuar, por përveç kësaj ka dhënë një mesazh për të gjithë të rinjtë dhe fansat e saj.

“Me siguri shumica prej jush nuk e dinit, por vitet e fundit kanë qenë kaq të ngarkuar dhe të lodhshëm për mua.

Nuk ka qenë aspak e lehtë të kaloja brenda ditës nga “jeta e popstarit”, ku çdo gjë rrotullohet rreth udhëtimeve/famës/luksit/fansave/koncerteve në një realitet krejt tjetër, pra në jetën studentore, ku mund të luftoja vetëm me penë në dorë.

Gjithmonë kam menduar se para se ta quash veten artist, duhet të jesh njeri’ dhe kjo nëpërmjet edukimit gjithashtu”, – shkruan këngëtarja në Instagram.

Më pas ajo ka shtuar: “Do të doja t’i kisha ndjekur më rregullisht studimet, megjithatë mendoj se kam bërë më të mirën time duke konsideruar se kohët e fundit kam udhëtuar pothuajse përditë nga 600/700 km vetëm për të mos humbur provimet finale dhe paralelisht të mos ndaloja aktivitetet artistike.

Shumë stres, lodhje, net pa gjumë, por besoj se ia vlejnë. Mund të ngjajë si klishe, por këtë mesazh doja ta ndaja me të gjithë fansat e mi, sidomos ata më të rinjtë. Përderisa po e lexon këtë, d.m.th që ke një Iphone/pc, ke internet pra. D.m.th. je me fat dhe i ke të gjitha mundësitë financiare për të ndjekur shkollën”.

Ajo e ka mbyllur postimin e saj duke dhënë lajmin e mirë: “Më në fund u diplomova!”

Ne i urojmë Encës shumë suksese pas përfundimit të universitetit e shpresojmë ta shohim me projekte të reja në muzikë. /Blitz.al/

Well, most of you probably don’t know but the recent years have been sooo busy and tiring. It definitely hasn’t been easy to me As I had to switch from my “popstar life” To my “student life” very often in order To graduate university. It hasn’t always been about fancy trips/clothes/limos/fame. To me education is very important,ive always thought that you can’t call yourself an artist without being properly educated AS A PERSON. I wish I’d gone to school even more often but I Think I did my best considering that lately I had to travel 600/700km almost everyday in order to do my shows and turn back to Tirana to not miss my final exams. Loads of stress,sleepless nights but I think it was worth it. Might sound like a cliché but all of my young fans need to understand the Importance of school and ofc always combine it with your passions. If you’re reading this means you have a phone or a pc -> you’re blessed and you have the good chance of going to school,dont waste it. I graduated University btw 🙂 #10VjetUET 🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆🏆 Me siguri shumica prej jush nuk e dinit por vitet e fundit kane qene kaq te ngarkuara dhe te lodhshme per mua. Nuk ka qene aspak e lehte te kaloja brenda dites nga “jeta e popstarit” ku cdogje rrotullohet rreth udhetimeve/fames/luksit/fansave/koncerteve ne nje realitet krejt Tjeter,pra ne jeten studentore ku mund te luftoja vetem me pene ne dore 😂 Gjitjmone kam menduar se para se ta quash veten artist, duhet te jesh NJERI dhe kjo nepermjet edukimit gjithashtu. Do te doja ti kisha ndjekur me rregullisht studimet megjithate mendoj se kam bere me te miren time duke konsideruar se kohet e fundit kam Udhetuar pothuajse perdite nga 600/700km vetem per te mos humbur provimet finale dhe paralelisht te mos ndaloja aktivitetet artistike. Shuume stres,lodhje,nete pa gjume por besoj se ja vlejne. Mund te ngjaje si klishe, por kete mesazh doja ta ndaja me te gjithe fansat e mi,sidomos ata Me te rinjte. Perderisa po e lexon kete dmth qe ke nje iphone/pc, ke internet pra Dmth,je me fat dhe i ke te gjitha mundesite financiare per te ndjekur shkollen. Me ne fund u diplomova 🙂 #10VjetUET

A photo posted by ENCA (@encahaxhia) on

Komento
Shperndaje